Marrëveshje me Ramën? Reagon Basha: Hyzmeqarët mediatikë dhe politikë sajesa për të…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se hyzmeqarët mediatikë dhe politikë synojnë të heqin vëmendjen nga vjedhja e 370 milionë eurove, duke shpërndarë sajesa për marrëveshje.
Basha thotë se ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



