Ministria e Mbrojtjes:Fake news se do të ketë një tjetër tërmet në orën 23:30?
Një lajm se në orën 23:30 do të ketë një tjetër tërmet me magnitudë 6 ballë, ka shkaktuar panik te qytetarët e Tiranës, të cilët kanë dalë në rrugë.
Lidhur me këtë, reagon edhe ministria e Mbrojtjes, e cila përgënjeshtron një parashikim të tillë.
“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqëdashese dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor. Gjithcka po tentohet të behet për të përhapur panik mes qytetarëve ështeë kriminale.”, sqaron Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



