E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E fshehu në organet gjenitale për t’i shpëtuar kontrollit
Lajme

E fshehu në organet gjenitale për t’i shpëtuar kontrollit

Kapet me kokainë kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës gjatë një kontrolli rutinë. Shefqet Karabrahimi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, u kap me një sasi prej 50 gramësh kokainë.

Makina me të cilën udhëtonte Shefqet Karabrahimi

Makina me të cilën udhëtonte Shefqet Karabrahimi Mësohet se i riu është prangosur kur po futej në qytetin e Sarandës, te vendi i quajtur “Ura e Kranesë”, pasi kishte udhëtuar nga Tirana. Përveçse u kap me një sasi droge të fortë, Karabrahimi mësohet se ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, i propozuar nga Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, me kryetar Krenar Rryçi, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, e udhëhequr nga Partia Socialiste.

Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe fizik që iu bë 36-vjeçarit, rezultoi se për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, Karabrahimi e kishte fshehur kokainën në organet gjenitale. Kontrolli që çoi më pas në arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, u bë rreth orës 23:30 të së shtunës.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Mësohet se Policia e Sarandës ka pasur informacion se udhëtimi i të riut, me origjinë nga Dibra, për në Sarandë, do të bëhej për transport droge. Shërbimi policor i kërkoi fillimisht dokumentet, siç ndodh zakonisht gjatë kontrollit rutinë. Pas kontrollit të dokumentacionit, iu kërkua drejtuesit të mjetit, i cili u identifikua si Shefqet Karabrahimi, të bëhej kontrolli i mjetit dhe njëherësh edhe kontrolli fizik.

Gjatë gjithë kësaj procedure, 36- vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë apo të hezitonte për kontrollin ndaj tij. Në fund të kontrollit, iu gjet e fshehur në organet gjenitale edhe sasia e drogës, e llojit kokainë. Menjëherë u bë ndalimi i tij, ndërsa nga peshimi doli se droga kokainë e pastër ishte 50 gramë.

Sipas përllogaritjeve, vlera në treg e kësaj sasie droge do të shkonte në 400 mijë lekë të reja. Policia e Sarandës ende nuk ka informacion se kush ishte pritësi i kokainës.

“Nga shërbimet policore, seksioni i krimit të organizuar në Sarandë, është bërë arrestimi në flagrancë i 36-vjeçarit me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku 36-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë. Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit dhe i personit, i është gjetur një sasi prej 50 gramë kokainë, të cilën për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës, e kishte fshehur në organet gjenitale”, bëhet e ditur nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.