Zbardhet motivi për vrasjen e trefishtë në Klos
Krimi i rëndë në fshatin Xibër të Klosit duket se ka ndodhur për një gardh. News 24, raporton se gjithçka ka ndodhur vetëm për një gardh dhe tre drurë.
Shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, pas sherrit për drurët e gardhit, ndërsa më pas ka lëshuar një breshëri plumbash edhe ndaj djalit të këtij të fundit, Flogert Dakuci.
Gazetari i News 24, Enver Doçi tha se Flogerti ishte djali i vetëm i familjes dhe kjo është një dramë edhe më e madhe për familjarët.
Ndërkohë, në dy familjet Dakuci tashmë ka mbetur gjallë vetëm djali i autorit të krimit, i cili ndodhet në Itali, pasi familjet kanë vetëm vajza.
Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në derën e banesës ku jetonin babë e bir, të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



