E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës për Reformën Zgjedhore: Me kë do e bësh? Shansi i fundit për PS
Politikë

Basha i përgjigjet Ramës për Reformën Zgjedhore: Me kë do e bësh? Shansi i fundit për PS

Duke i përsëritur edhe njëherë thirrjen e bërë më herët, “Zbatoni planin e opozitës që është në tryezë, ose hap krahun”, kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Rama për Reformën Zgjedhore, dhënë nga foltorja e Kuvendit.

Pyetjes së bërë gjatë komunikimit me median, se në fakt Rama e dha përgjigjen për Reformën Zgjedhore, se do ta bëjë me opozitën parlamentare, Basha i është përgjigjur duke lexuar kushtet e vëna nga Bungestagu.

 

 

“Me kë do e bëjë reformën, me Doshin, Dakon, Ymer Lalën, Çyrben, me kë do e bëjë reformën ai, që kriminelët të jenë në Kuvend e të marrin vendime në emër të shqiptarëve, të marrin bregdetin e shqiptarëve, pasuritë e tyre. Si do ta bëjë ai reformën zgjedhore pa opozitën e kanë kushtet e Bundestagut, merrini dhe lexojeni”- tha ai, duke theksuar se plani i opozotes eshte i qarte dhe se ky eshte shansi i fundit per PS lidhur me kete reforme te rendesishme.

“Dështimi me negociatat për herë të katërt ka vulën e Edi Ramës”. Basha: Lexoi në parlament fjalimin e që parashikova dy muaj më parë, ku bën fajtor Europën dhe opozitën

Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament. E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqiperisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.