E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për akuzat ndaj kryeministrit: Të bëhet gati për ishullin e Alkatrazit
Politikë

Berisha flet për akuzat ndaj kryeministrit: Të bëhet gati për ishullin e Alkatrazit

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, ka folur lidhur me kërkesën e opozitës drejtuar Prokurorisë për të hetuar Edi Ramën, lidhur me një financim të panjohur për të cilin nuk ka asnjë informacion sipas tyre, për një foto me Barack Obama.

Berisha gjatë një interviste për Ora News ka thënë se nuk ka besim tek Prokuroria Shqiptare, por beson tek drejtësia amerikane, ndërsa shton se akuzat drejt Ramës, dënohet me 5 vite burg.4545454

“Unë nuk kam besim tek Prokuroria jonë sepse kryeprokuror është Rama, por kam besim tek drejtësia amerikane, e cila pasi kryqëzoi bashkëshorten e tij, tani e ka radhën Edi Rama për dy vepra të mëdha penale, thyerja e ligjit elektoral të SHBA dhe për mashtrim, dhe këto dy dënime së bashku shkojnë të paktën 5 vjet, me lehtësira”, u shpreh Berisha.

 

“Të përgatitet për ishullin Alkatraz, sepse aty i kanë amerikanët burgjet, dhe atje shkon. Ata kanë prokurori dhe e çojnë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.