E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Gjithkush që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari
Politikë

Rama : Gjithkush që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari

Kryeministri Edi Rama tha se gjithkush që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari.

 

I ftuar në “Real Story” në News 24, kryeministri u shpreh se reforma në drejtësi do të japë frytet e saj.

Edi Rama: Unë e di që njerëzit këtu janë të etur për drejtësi dhe kanë të drejtë. Unë e di që këtu nuk janë dënuar shumë që meritojnë të dënohen. Por, kjo nuk bëhet me shkop magjik. Fute mrena Ilir Metën, fute mrena Sali Berishën. Pse çfarë jam unë? Unë jam kryeministër. Unë nuk jam prokuror dhe as gjykatës.

Sokol Balla: Ju përmendët një prokuror të Durrësit.

Rama: Prokurori i Durrësit është rast i freskët. Është një shëmbëlltyrë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Një prokuror që shkon dhe kërcënon dhe pastaj e arreston tjetrin pa asnjë provë, është kriminel. Procesi i reformës dhe i shtetbërjes nuk është diçka se ndodh se tha Edi Rama. Në një moment ka ngecje, por po pastrohet llumi.

Pastrohen këta, janë këta pisat e tjerë që thonë se të ikur se të ikur jemi dhe kanë nxjerrë një shprehje që ne jemi si në Brexit. Nuk kanë për të shpëtuar. Jo se do u qepem nga mbrapa. Llogaritë do lahen këtu. Do marrin kohë por do lahen këtu. Llogaritë e këtyre pisave do lahen këtu të gjitha. Kush ka fatin të jetojë 10 vitet e ardhshme do ta shohë.

Miratimi i reformës zgjedhore urgjencë nga Bundestagu

 

edirama

 

 

Rsma tha;  se do të miratohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Edi Rama: Ne kemi opozitë në Parlament. Ajo jashtë nuk është e jona. Reforma zgjedhore në Shqipëri janë bërë mbi bazën e nevojës me 84 vota. Pa ato vota nuk ka qenë e mundur. Nuk jemi në kushte normale jo për shkak të opozitës. Jemi në kushte emergjence të kërkesave të shtuara të Bundestagut për të çelur zyrtarisht procesin për t’u ulur në tavolinë me Bashkimin Evropian.

Sokol Balla: Bundestagu kërkon edhe dënimin e atyre që janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve

Edi Rama: Ajo është tjetër. Ne flasim për fillimin e procesit. Nuk është kjo. Kjo është për hapjen zyrtare të negociatave. Ne do të marrim rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne duam votën e emigrantëve, por nuk duam ta fusim në këtë moment por në një moment të dytë edhe me opozitën nëse ata do të vijnë andej nga kanë humbur.

Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë do të ngrihen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.