E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
500 policë rrethojnë Astirin për fakirat, probari i “DH Albania” bën qejf me milionat në arrati
Lajme

500 policë rrethojnë Astirin për fakirat, probari i “DH Albania” bën qejf me milionat në arrati

Ndërsa 500 policë kanë zbarkuar tek Astir për të ndaluar protestën e banorëve që refuzojnë prishjen e shtëpive, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i kompanisë “DH Albania”, që fitoi tenderin e ndërtimit të Unazës së Madhe me dokumente të falsifikuara është në qejfin e tij.

Zyrtarisht ai shpallur në kërkim ndërkombëtar, por askush nuk e kërkon.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se emri i 26-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe tashmë kërkohet bashkëpunimi me partnerët e Europol dhe Interpol për arrestimin e tij.

Dobi përfaqëson kompaninë që fitoi dy tenderë me vlerë 30 milionë Euro, me dokumente të falsifikuara dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë, nga Gjykata e Tiranës. I riu përfitoi 12 milionë Euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi dhe 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.