E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Ndalohen  dy të rinj me doza droge pranë një shkolli
Lajme

Tiranë/Ndalohen dy të rinj me doza droge pranë një shkolli

Dy te rinj jane kapur mat ne tentative per te shitur lende narkotike, prane nje shkolle ne kryeqytet.

Policia ben me dije se ka arresuar D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).

 

 

 

Zbulimi i tyre eshte bere gjate kontrolleve me agjentë civilë dhe shërbimeve të hapura pranë shkollave të kryeqytetit, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi dozash kanabisi me peshë 23.6 gr.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të planit të masave për “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit D. A. dhe M. K., të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike (Cannabis Sativa).

Gjatë kontrollit, u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 23.6 gr, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.