E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet për negociatat: Të presim,  shpresojmë të ketë reflektim
Politikë

Meta flet për negociatat: Të presim, shpresojmë të ketë reflektim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Kukësi ka folur për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi ende nuk ka përfunduar.

“Shpresojmë të ketë reflektim dhe vendet skeptike të marrin shembullin e Bundestagut”, është shprehur kreu i shtetit.

Meta: Për negociatat nuk mund të flitet sot sepse asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim, shpresojmë që këto vende që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.

I pyetur nëse do të dekorojë Kryeministrin nëse do të çelen negociatat, kreu i shtetit tha:

Meta: Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin “kalorësi i flamurit kombëtar” sepse e ka merituar duke përmbushur misionin fisnik, sidomos në mbrojtje të të drejtave të shqitparëve në ish-jugosllavi duke patur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.