E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta vizitë zyrtare në Tokio, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito
Politikë

Presidenti Meta vizitë zyrtare në Tokio, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito

Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.meta-japonez

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

 

Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.