“Kot fshihesh me lojëra fjalësh”- Basha i përgjigjet Ramës: BE të ka refuzuar ty. Mbaj përgjegjësi!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama, i cili krahasoi deklaratën e Bashës, me atë të kryeministrit italian, Giuseppse Conte.
“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi”, shkruan Basha në facebook.

********
“Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar”, Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me shfajësime
Postimit ne rrjetet sociale te kryeministrit Edi Rama, qe nxori nje pjese te deklarates se Presidentit te KE Donald Tusk, i eshte pergjigjur me nje postim ne Twitter kreu i PD Lulzim Basha.
“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.
Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



