E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama, në mes të takimit, e futi në zyrë Depardieun – shumëkush e dëshiron “vrasjen” time
Publik News

Rama, në mes të takimit, e futi në zyrë Depardieun – shumëkush e dëshiron “vrasjen” time

Shefi i ekzekutivit në Shqipëri, Edi Rama, publikoi një fotografi me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që doli e para në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me aktorin francez, Gerard Depardieu, i njohur si mik i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Fotografia është realizuar në Tiranë, në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë, ku Kurti kishte shkuar ta takonte Ramën, dhe është publikuar në llogarinë e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook, në internet. E reagime të shumta për foton kanë shpërthyer në internet, nga aktorë të ndryshëm politikë, por edhe nga analistë e qytetarë të thjeshtë. Por, ato nuk e kanë shqetësuar shumë Kurtin. Kështu ka treguar gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, i cili ka darkuar me kreun e Vetëvendosjes në Tiranë.

Kurti ka treguar se Rama e ka ndërprerë për pak kohë bisedën maratonë me të, për të futur në zyrë aktorin kontrovers francez, Depardieu, që po xhiron një film në Gjirokastër. “Ishte interesant Depardieu, dhe i këndshëm në bisedë”, citohet të ketë thënë Kurti, gjatë darkës që ka pasur në Tiranë me kundërshtarët më të fortë të Edi Ramës. Me miqtë e tij, armiq të Ramës, Kurti ka folur edhe për kundërshtarët e tij. “E di se shumëkush e do vrasjen time”, citohet të ketë deklaruar Kurti gjatë darkës në kryeqendrën shqiptare, duke iu referuar eliminimit të tij nga skena politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.