Aksidenti horror në Durrës, policia arrestoi në flagrancë drejtuesit e automjeteve
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje rreth orën 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet. Shoferi i një autobusi “Skania”, me iniciale P.T, është përplasur me motorin “Dajang” që po e ngiste viktima, R. B, 25 vjeç, që gjeti vdekjen.
Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se viktima, si pasojë e përplasjes nga autobusi, është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Kurse motorri është gjetur në vendin e ngjarjes, poshtë autobusit.
Ndëkrohë në një njfotim të fundit policia sqaron se jane arrestuar për këtë ngjarje, në flagrancë i shtetasve:
– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Ja njoftimi I plotë:
Durrës
Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



