E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë, var veten në kasollen e bagëtive
Publik News

E rëndë, var veten në kasollen e bagëtive

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Fier. Sipas informacioneve paraprake, një grua 57-vjeçare është gjendur e varur në kasollen e bagëtive. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në fshatin Sektor-Seman.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se ajo është vetëvarur në kushte të rënduara psikologjike.

Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së E.Sh., 57 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), shtetasja E.Sh, 57 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.