E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha nga Saranda: Duan gjyqtarë që falen natën në Surrel
Publik News

Basha nga Saranda: Duan gjyqtarë që falen natën në Surrel

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me banorët e Sarandës ka folur për përplasjen për Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur vendimin e KED-së si tender me përcaktim.

Basha tha se qeveria Rama ka renditur Shqipërinë në vendin e 3 më të korruptuar në botë.

Ndërkohë që shtoi se maxhorancës nuk i intereson Reforma në Drejtësi që të ecë përpara, por i intereson ta kapë atë.

“Vetëm një qeveri ka si kjo ka arritur rekord si vendi i tretë më i korruptuar në botë, kjo është medalja dhe fytyra e qeverisë Rama.

Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie.

Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë o ta kapin. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një gjykatë Kushtetuese që nuk behet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që treguar ju që 30 qershori është një proces fals.

Të gjitha i kanë kapur, por duan ti çimentojnë këta. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim që ndalon qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që  presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit ”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.