E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Noterja rrëfen si u betua Arta Vorpsi: Erdhi, pagoi 26 mijë lekë të vjetra, hodhi firmën e iku
Publik News

Noterja rrëfen si u betua Arta Vorpsi: Erdhi, pagoi 26 mijë lekë të vjetra, hodhi firmën e iku

Noterja Miranda Xhemalçiu ka sqaruar se Vorpsi nuk e ka bërë betimin duke vënë duart në Kushtetutë, teksa tha më tej, se ajo si notere nuk mund t’a refuzonte atë.
Featured image of article: ‘Se vuri dorën mbi Kushtetutë’/ Noterja rrëfen si u betua Arta Vorpsi: Erdhi, pagoi 26 mijë lekë të vjetra, hodhi firmën e ikuNoterja Miranda Xhemalçiu

TIRANE- Noterja Miranda Xhemalçiu, e vënë në qendër të lajmeve për noterizimin e deklarimit të betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, ka sqaruar për mediat atë që ka ndodhur sot në noterinë e saj. Xhemalçiu tha se deklarimi si procedurë ka kushtuar vetëm 26 mijë lekë të vjetra, dhe se puna e saj si notere nuk zëvendëson atë të presidentit, pasi vetëm ka legalizuar firmën e Vorpsit.

Noterja, gjithashtu ka sqaruar se Vorpsi nuk e ka bërë betimin duke vënë duart në Kushtetutë, teksa tha më tej, se ajo si notere nuk mund t’a refuzonte atë. Noterja Miranda Xhemalçiu: Jo e hodhi firmën duke më vënë mua në djeni. Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. U paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën. Nuk u betua mbi Kushtetutë, nuk vuri duart mbi Kushtetutë. Nuk mund të marr atributet e presidentit. Unë mund të verfikoj se kush është person dhe çfarë thotë. Unë legalizoj formën e Arta Vorpsit, por edhe ta refuzoj për mua do të ishte shkelje.

Tarifat janë siç e ka vënë ministri. Kjo ka kushtuar 20 mijë lekë të vjetra deklarata, plus taksën e pullës, 26 mijë lekë. Dhe ju po të vini unë jam i detyruar të marr përsipër deklarimin. Kam bërë vetëm vërtetimin e firmës së saj, emër-mbiemër. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë. Bëri vetëm deklarimin emër-mbiemër. Nuk jam unë organi i që bëj këto. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për firmën. Unë e lexova patjetër, por legalizova vetëm firmën e Arta Vorpsit. Po t’a refuzoja do të ishte shkelje. Dhe ju po të më kërkoni do e bëj. Unë bëj mbi 10 deklarata në ditë. Çdo gjë është e ligjshme, kjo është procedurë e çdo noteri. Jo moj zemër, ajo erdhi vetë. Ka 6 vite që është klientja ime. Unë s’merrem hiç me politikë. Ajo ka ardhur këtu para 6 vitesh. Kjo është qëllimi i saj si e paraqit. Unë vërtetoj vetëm që ishte firma e Arta Vorpsit. Mund t’jua tregoj edhe juve, neni 62., gërma ë.

Unë vetëm këtë bëj. Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.