E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe, komenton veprimin e Arta Vorpsit: Noteria nuk është parukieri
Publik News

Braçe, komenton veprimin e Arta Vorpsit: Noteria nuk është parukieri

Pas mbarimit të seancës, jashtë dyerve të parlamentit, Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të mediave për veprimin e Arta Vorpsit, e cila një ditë më parë ka kryer betimin e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në një zyrë noteriale.

Për Braçen noteria funksionon mbi bazën e ligjit dhe nuk është parukieri.

 

 

“Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast në botë nuk është parukieri. Kushtetutën nuk e zëvendëson dot kurrkush”, theksoi ai.

Gazetarja: Ka të drejtë të betohet tek një noterë anëtarja e Gjykatës. Është e ligjshme?

Braçe: Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar dhe e keni intervistuar kryetaren e dhomës së noterëve, e cila i është referuar një procesi që ajo e konsideron ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast në botë nuk është parukieri. Kushtetutën nuk e zëvendëson dot kurrkush. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dyti, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi. Sa kohë që ka ndodhur një akt që është antikushtetues qëndrojmë tek ai akt që e bën të pestin – të parin, të katërtin – të dytin dhe kështu me radhë.

Gjatë seancës së sotme, maxhoranca dhe opozita e re kanë votuar me shumicë votash rezolutën  “shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.