E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta kallëzim penal kreut të KED, Ardian Dvoranit, ja pse e akuzon
Publik News

Meta kallëzim penal kreut të KED, Ardian Dvoranit, ja pse e akuzon

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka njoftuar sot se diten e hene do te dorezoje ne Prokurori kallezimin penal per kreun e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED) Ardian Dvoranit.

“Dëshuroj tju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë.

E akuzoj për këto vepra penale:

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti Meta shpërtheu me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.

dvorani-dhe-meta-770x434

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se kreu i KED, në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”.

“Një mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”, e quajti ne fjalen e tij Meta, teksa nje dite me pare, në reagimin e tij, Dvorani theksoi se:

“KED ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.