E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentja e inxhinierisë në Tiranë i jep fund jetës, lidh sytë dhe hidhet nga kati i 11-të!
Publik News

Studentja e inxhinierisë në Tiranë i jep fund jetës, lidh sytë dhe hidhet nga kati i 11-të!

Një ngjarje e trishtë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

Raportohet se e reja quhet Adela Gjoka, e cila ishte në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ndërsa ditët e fundit kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asngjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e kanë shtyrë Adela Gjokën, studente në vitin e fundit të fakultetit të Inxhinierisë, të vetëhidhej nga kati i 11 i pallatit në të cilin banonte. Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

Vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.