E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi me delegacionin e OSBE-së dhe ‘dëbimi’ i Borchardt, reagon Presidenti Ilir Meta
Publik News

Takimi me delegacionin e OSBE-së dhe ‘dëbimi’ i Borchardt, reagon Presidenti Ilir Meta

Ditën e nesërme në orën 09:00 opozita ka konfirmuar takimin me kreun e shtetit Ilir Meta në ambientet e Presidencës. Kjo vjen pas ftesës së Metës për t’u takuar me krerët e partive opozitare ku mësohet se do të marrin pjesë kryetari i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kryetari i PR Fatmir Mediu kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe kryetari i PAA Agron Duka.

Ndërkohë në takim pritet të marrin pjesë edhe Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka

Ky është një hap nga ana e Presidentit Meta për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin e krijuar në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pak minuta më parë Meta ka takuar një delegacion të përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ku i ka falenderuar për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Sipas Presidentit, plotësimi I 9 kushteve të Bundestagut gjerman janë harta e vetme për arritjen e një përgjigjeje positive për hapjen e negociatave. Ai thekson se mbështet me forcë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese porn ë bazë të ligjit si dhe zbatimin e Reformës në drejtësi.

“Duke ju përgjigjur interesimit për situatën politike në vend, Presidenti Meta theksoi me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më pare. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020. Në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella. Në këtë takim nuk mori pjesë ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt i cili u mësua se nuk u lejua të futet brenda Presidencës ndërsa Meta i ka dërguar një letër  eprorëve të tij ku thekson se ka komentuar dekretet e tij jashtë kompetencave dhe se ka fyer protestuesit e Unazës së Re para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.