E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjiknuri: Ta përdorim tyrezën e Reformës edhe për…
Publik News

Gjiknuri: Ta përdorim tyrezën e Reformës edhe për…

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri pas mbledhjes së OSBE-së për reformën zgjedhore, ku u diskutua për financimin e partive politike tha se prezenca e PD në tryezë është e mirëpritur.

Ndër të tjera për deputetin socialist tryeza e Reformës Zgjedhore mund të përdoret edhe si një tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.

“Ne Partinë Demokratike e presim me propozime konkrete dhe kur ti shohim të shkuara do shprehemi në lidhje me to, se deri tani nuk kemi parë gjë përveç deklaratave politike. Prezenca e PD në tryezë është e mirëpritur. Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur. 

Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD”, u shpreh Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.