E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flori dhe Arilena publikojnë  këngën “Doja”
Publik News

Flori dhe Arilena publikojnë këngën “Doja”

Teksa të gjithë presim këngën pjesmarrëse të Arilenës në “Festivalin e RTSH”, këngëtarja na surprizoi me një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Para pak minutash ashtu siç ishte paralajmeruar, u publikua kënga “Doja”.

Një këngë e krijuar tre vite më parë nga Darko Dimitrov, dhe e shkruar nga Flori Mumajesi dhe Lindon Berisha vjen më së miri nën zërin e Arilenës dhe Florit.

Pas “Nallane 3”, dyshja u bë sërish bashkë për një këngë që ka në qëndër ndarjen e një çifti. Melodia, zërat dhe e gjithë kënga janë ato që të gjithë kanë nevojë në këto ditë të zymta e me shi, e sidomos për ata që po kalojnë një periudhë ndarjeje.

Ky bashkëpunim ishte shumë i kërkuar nga fansat e mesa duket Arilena dhe Flori goditën në shenjë. Kjo baladë emocionuese me siguri përmbushi pritshmëritë e të gjithëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.