E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca i përgjigjet Ballës: Kemi paralajmëruar, nuk tolerojmë më. Vija e kuqe është flakë
Publik News

Presidenca i përgjigjet Ballës: Kemi paralajmëruar, nuk tolerojmë më. Vija e kuqe është flakë

Socialisti tha se Presidenti nuk e ka këtë kompetencë në Kushtetutë, ndërsa Parlamenti ka të drejtë ta shkarkojë kreun e shtetit, pasi hetimit parlamentar.

Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i zëdhënesit të Presidentit Meta i cili në një postim në FB thotë se janë deklarata të “shëmtuara dhe të dënueshme”.

“Presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

REAGIMI I PLOTE I ZEDHENESIT TE PRESIDENTIT META

Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.