Meta paralajmëron tubim mbarëpopullor: Do nisë dialogu me Shqipërinë
Pas njoftimit nga ana e Zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi, se më datë 8 Dhjetor në Qytetin student do të zhvillohet një tubim mbarëpopullor, është zbardhur edhe leja që është kërkuar në Drejtorin ë e Policisë për lejimin e këtij manifesti që përkon edhe me përvjetorin e Ditës së Rinisë.
Në kërkesën adresuar Policisë, Presidenca shprehet se Ilir Meta do të organizojë një tubim me qytetarët shqiptar në Sheshin “Demokracia”, ditën e Dielë më datë 8 Dhjetor në orën 12:00.
Kërkesa është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidentit Ornela Zonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



