E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediu: Do kemi një qëndrim korrekt në  Kuvend për Gramoz Ruçin
Politikë

Mediu: Do kemi një qëndrim korrekt në Kuvend për Gramoz Ruçin

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas takimit me aleatin e tij demokrat Lulzim Bashën, ka hedhur poshtë skenarët për bllokimin e seancës parë të parlamentit, ku Gramoz Ruçi do të zgjidhet si kryetar i ri i Kuvendit.

“Do ketë një diskutim të grupit parlamentar për këtë çështje ku do vendosim edhe qëndrimet tona. Nuk mendoj se qëndrimi i opozitës duhet të përcaktohet nga raportet momentale spontane, por duhet të ketë një qëllim të caktuar për të ndërtuar një raport të drejtë me votuesin e djathtë dhe një qëndrim politik sa më të djathë në Kuvendin e Shqipërisë”,- u shpreh Mediu.

Reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese pritet të jenë kryefjalë e kësaj legjislature. Kryerepublikani distancohet nga propozimet e disa zyrtarëve të lartë të PD, për ta bërë votimin e detyrueshëm.

“Ajo që dua të them është se e djathta bazohet mbi individin dhe lirinë e individit dhe çdo gjë që bie ndesh me këtë koncept për mendimin tim personal është e papranueshme”, theksoi Mediu.

Këtë mandat opozita do të ketë përballë një super mazhorancë në numra, megjithatë Fatmir Mediu është i mendimit se kabineti “Rama 2” nuk premton asgjë të re.

“E njëjta histori e vjetër me pazare të reja, dhe kjo është e frikshme sepse është rikthim i pozicioneve politike të së kaluarës. E kam thënë, është një lëvizje politike e Antonio Gramshit, e shoqëruar me praktika të Hugo Chavezit, struktura paralele të krimit që ndëshkojnë këdo që është kundër qeverisë, jo vetëm nga pikëpamja morale por edhe politike”, thekson Mediu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.