E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nën rrënoja për orë të tëra, flet Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat
Publik News

Nën rrënoja për orë të tëra, flet Klajdi Qato: Mendova se i humba shpresat

Klajdi Qato është një nga të mbijetuarit, që i shpëtoi mrekullisht tërmetit të tmerrshëm që tronditi vendin mëngjesin e së martës.

Ai u shpëtua nga ekipet pas thuajse gati 20 orësh ose edhe më shumë, i cili ndodhej nën gërmadhat e Hotel ‘Vila Palma’ dhe për emisionin ‘Open’, i riu ka rrëfyer tmerrin që kaloi.

Klajdi tregon se kishte besim se do ia dilte dhe thekson se e mbajti gjallë kurajoja dhe guximi që i dha mjeku.

I riu tha se:

Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje.

Ai thotë se kishte fat dhe se falënderon Zotin që mundi të mbijetonte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.