E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania, Franca dhe Portugalia në një grup, ja reagimi i 3 trajnerëve gjatë shortit
Publik News

Gjermania, Franca dhe Portugalia në një grup, ja reagimi i 3 trajnerëve gjatë shortit

Mbrëmjen e djeshme u hodh shorti për grupet e “EURO 2020” ku padyshim nuk munguan surprizat.

Një nga momentet më interesante të shortit, ishte kur Portugalia u caktua në një grup me Francën dhe Gjermaninë.

Kamerat fokusuan tre trajnerët, Fernando Santos të Portugalisë, Didie Deshamp të Francës dhe Joakim Lëv të Gjermanisë.

Pamjet e të treve ishin të ngrysura në fillim, duke parë se në çfarë grupi të fortë ishin shortuar.

Gjithsesi, në sallë më pas filluan edhe disa të qeshura, duke e pranuar me sportivitet edhe një grup mjaft sfidues si ai F.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.