E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Besimi te një Shqipëri të mirë edhe pa këtë tërmet ishin shumë të lëkundura
Publik News

Kryemadhi: Besimi te një Shqipëri të mirë edhe pa këtë tërmet ishin shumë të lëkundura

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se është momenti për t’u kthyer nga Zoti.

74780920_2481182931994434_342012257279934464_o

Teksa ka marrë pjesë në meshën e së dielës në një kishë në Laç, ajo thotë se ky solidaritet i jashtëzakonshëm, kjo forcë e madhe shpirtërore duhet të jetë një pikë kthese për të gjithë.

 

Postimi i plotë i zonjës Kryemadhi:

Sot, pas disa takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Laç, mora pjesë edhe në meshën e së dielës, të mbajtur në Kishën e Shën Mhillit.

Në atë sallë kishte shumë solidaritet. Qytetarët ishin shumë më pranë me njëri-tjetrin, se në çdo të diel tjetër.

Lutjet ishin për viktimat e tërmetit dhe për t’i dhënë forcë gjithkujt që është përballur me këtë fatkeqësi, atyre që janë të plagosur, familjarëve që kanë humbur të afërmit dhe atyre që iu janë shkatërruar shtëpitë.

Shqiptarët gjatë shekujve janë vënë në provë nga shumë fatkeqësi, por ata ia kanë dalë t’i kalojnë sfidat me të cilat janë ndeshur, duke iu gjendur në krah njëri-tjetrit, me besimin në Zot dhe me dashurinë për jetën.

Sot më shumë se kurrë është koha të jemi pranë gjithkujt, që ka nevojë. Të kthejmë besimin te Zoti dhe te vazhdimësia e jetës.

Sot nga kjo fatkeqësi natyrore jemi të gjithë të prekur. Ndaj së bashku me përkrahjen për familjet në vështirësi reale për të sotmen dhe të ardhmen, duhet të sjellim shpresën për të gjithë shqiptarët.

Besimi te një Shqipëri të mirë dhe prospere edhe pa këtë tërmet ishin shumë të lëkundura. Ndaj ky solidaritet i jashtëzakonshëm, kjo forcë e madhe shpirtërore duhet të jetë një pikë kthese për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.