E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klotilda humbi burrin nga tërmeti, e kërkon vajza të atin: Vetëm qan, i kujtohet dhe…
Publik News

Klotilda humbi burrin nga tërmeti, e kërkon vajza të atin: Vetëm qan, i kujtohet dhe…

Klotilda Greku, bashkëshortja e Sajmirit që së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë, e mbetur e ve dhe me vajzën e vogël jetime, mes lotesh dhe me zerin qe i dridhet tregon se si e bija e kerkon te atin dhe e kujton mne cdo veprim qe edhe ai e ka bere. 

 

Klotilda dhe vajza e saj kanë qënë me fat se ditën kur ra tërmeti nuk ndodhej në Thumanë por tek prindërit e saj. Pas tragjedise, ajo po qëndron tek prindërit në një fshat të Peshkopisë dhe ka treguar se asnjë zyrtar nuk është takuar me të apo e ka telefonuar, shkruan abcnews.

“Nga institucionet shtetërore deri më tani nuk kam pasur ndonjë lajm ose ndonjë telefonatë, përveç këtyre gjërave që janë thënë edhe në Tv”, shprehet ajo.

“Vajza e ndjen shumë mungesën e të atit, nuk ka ditë që ajo nuk e përmend. Një veprim që bën vëllai im, apo dikush tjetër në shtëpi asaj i kujtohet që e ka bërë edhe i ati dhe shikon fotografitë e tij në telefon, i qesh fytyra kur i shikon. E ndjen edhe ajo mungesën e tij, këto ditë ka qenë shumë mërzitur, vetëm qan, si duket edhe ajo e ndjen mungesën”, tha Klotilda më tej.

Vajza është shumë e vogël për të kuptuar gjëmën që i ka ndodhur./abcnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.