Ngjela përplaset ashpër në emision me inxhinierin. Meçe: Sekser i sistemit të drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela dhe inxhinieri Arben Meçe janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “360gradë” kur flitej për tërmetin e 26 nëntorit dhe pasojat që ai la. Inxhinier Meçe tha se shteti nuk ndërhyn në pronën private, ndërsa avokati Ngjela i tha se po mbronte shtetin.
Pjesë nga debati
Ngjela: Nuk më duhet mua ka apo nuk ka kontroll sizmik në botë. Problemi është që këtu nuk ka pasur shtet. Mos i dil krah një shteti injorant. Problemi është që këtu nuk ka pasur sistem ligjor për kontrollin e banesave. Pikë! Që kur u privatizuan nuk u mor shteti me to.
Meçe: Ca prona është banesa avokat? Është pronë private. Në pronë private shteti nuk ndërhyn.
Ngjela: Shko ik mbro shtetin në gjyq. Ore zotëri ti këtu ke ardhur, je një zë.
Meçe: Është privat, nuk ndërhyn shteti.
Ngjela: Pse ndërhyn shteti, private janë këto që ranë?
Meçe: Sepse merr përgjegjësi politike te madhe fare.
Ngjela: Ore me degjo mua. Ku di ti cfarë është shteti
Meçe: E di, e di, vetem kete mos ma thuaj mua.
Ngjela: Tani po i kërkon shtetit përgjegjësinë
Në një moment të debatit, inxhinieri e akuzoi avokatin Ngjela si sekser i sistemit të drejtësisë.
Arben Meçe: Ti ke dalë në ekran dhe mbjell atë që nuk është e qenë. Nuk ka kriminalitet në ndërtim zotëri dhe ka një të vërtetë të mëdha, po lejet e ndërtimit kanë korrupsion. Por mos ngatërrojmë korrupsionin në leje ndërtimi, sic është edhe tek ju. Ne kemi gjithë sistemin e drejtësisë pjesë e tij je ti…
Spartak Ngjela: Unë jam avokat
Arben Meçe: Pjesë e tij je, sekser je dhe ti. Si më akuzon mua si kriminel.
Ndërsa në vijim inxhinieri Meçe bëri deklaratën e fortë kur tha se për ndërtimet e dëmtuara para 2009, të gjithë do të shkojnë në burg dhe avokati iu kthye duke e akuzuar si te dehur.
Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.
Ngjela: Për çfarë krimi?
Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen
Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur
Gjatë debatit në emisionin 360 gradë për situatën e tërmetit, avokati Spartak Ngjela ka kërkuar që inxhinier Arben Meçe të nxirret jashtë. Dy të ftuarit kishin mendime të ndryshme qe i perplasen me njeri-tjetrin.
“Ka mundësi ta nxjerrësh jashtë këtë masakra, dil jashtë”, iu drejtua avokat Ngjela.
“Ti të më nxjerrësh mua? Jo avokat jo”, tha Meçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



