E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista për VOA/ Agron Tufa: Arsyet pse  kërkova azil politik
Publik News

Intervista për VOA/ Agron Tufa: Arsyet pse kërkova azil politik

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, në një intervistë për Zërin e  Amerikës, ka treguar pse kërkoi azil politik.

Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

“Kërcënimi im ka qenë për shkak të detyrës dhe ka qenë një konfrontim duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar erdhi nga 1 prilli, me një fushatë të hapur, në shtyp, në parlament, në forma nga më të ndryshmet nga një skalion i atyre që unë i quaj ‘enversitë’., 1ë kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste”.

Agron Tufa ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit në denoncime ndaj krimeve të regjimit komunist në Shqipëri me publikime dëshmish dhe të dhënash.

Ai u përfshi në një debat të ashpër publik edhe me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Agron Tufa njihet nga publiku i gjerë në Shqipëri si shkrimtar, publicist dhe akademik.

Intervista për VOA:

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.