E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje mbi çiftin Hajdari: Gjendja ekonomike e mirë, nuk ishin hequr zbukurimet e…
Publik News

Detaje mbi çiftin Hajdari: Gjendja ekonomike e mirë, nuk ishin hequr zbukurimet e…

Pak orë pas ngjarjes tragjike, ku në banesën e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit, u gjetën në gjendje të rëndë çifti Olsian dhe Rezarta Hajdari, kryeplaku i fshatit ka dhënë më shumë detaje në një komunikim për Faxnews.

Ai ka treguar se familja Hajdari ishte në gjendje të mirë ekonomike, ndërsa OIsiani punonte me kohë të pjesshme si emigrant në shtetin grek.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, në shtëpinë e çiftit nuk janë hequr ende as zbukurimet që ishin vendosur për dasmën e së dielës.

“Ne ishim në dasëm, shkonin kaq mirë si familje, për mua ishin shumë njerëz të mirë. Habitem të gjithë kur ndodhi kjo ngjarje sot në mëngjes.

Kishin 1 vit të fejuar bashkë, skanë hequr akoma lulet nga shtëpia, se ka 5 ditë që kanë bërë dasmën. S’dimë çfarë të themi, nuk kanë pasur ndonjë problem ekonomik, kanë bërë dasmë të shkëlqyeshme.

Djali punonte në emigracion, vajza papunë ka qenë, 5 ditë kishte që kishte ardhur. Kishte dy muaj që kishte ardhur nga Greqia, rrinte te motra e vetë, çtë themi ne, mos të flasim para kohe.

Sipas informacioneve që kam marrë ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, çunin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur gjysmë të vdekur, sa kishte arritur në spital, kishte mbaruar punë”, tregon kryeplaku.

Olsian dhe Rezarta Hajdari 27 dhe 19 vjeç, ishin martuar të dielën, ndërsa duket se kishin një lidhje të fortë mes tyre. Megjithatë kjo ngjarje e ndodhur sot, ku Rezarta humbi jetën për në spital, dhe Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, ka shokuar së tepërmi familjarët dhe të gjithë të njohurit e familjes Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.