E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtrati që iu shpëton nga tërmeti – mund të përballojë 60 tonë ngarkesë
Publik News

Shtrati që iu shpëton nga tërmeti – mund të përballojë 60 tonë ngarkesë

Një shpikës nga Rusia, ka projektuar shtratin që mund të mbrojë njerëzit e rrezikuar nga tërmetet.

Edhe pse në pamje të parë duket si një shtrat normal, ai është pak i lartë dhe ka sensorë të cilët zbulojnë lëvizjen e tërmetit duke u shndërruar në një kuti të fortë të çeliktë që i ngjan një arkivoli.

Sipas projektuesit, posa të ndodhin lëkundjet e tokës dysheku bie poshtë pjesës së brendshme metalike të krevatit, duke u mbyllur me një kapak, e që shpëton personin që gjendet brenda.

Tërmetet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe personit që gjendet brenda gërmadhave i mbyllur në këtë krevat, do t’i nevojitej ushqim e ujë për të jetuar derisa të gjendej nga njësitë e shpëtimit.

Për këtë projektuesi rus ka paraparë rezerva të ushqimit, ujë në shishe, materialet e ndihmës së parë, madje edhe maska e gazit mbahen në fund të strukturës për të siguruar personin që të jetojë për aq kohë sa do të qëndrojë.

Ky lloj shtrati i çeliktë mund të përballojë 60 tonë ngarkesë mbi të, pa e rrezikuar personin brenda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.