Rudina Hajdari rrëfen bisedën në zyrën e Presidentit Meta: Bëre gabim fatal, lejuat që për 8 muaj mua…
Gjatë replikës sot ne Kuvend me kryeministrin Edi Rama, deputetja Hajdari tregoi edhe bisedën që kishte bërë pak kohë më parë në zyrën e Presidentit me kreun e shtetit Ilir Meta, pasi ajo nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetes, pas vendimit që mori PD dhe LSI.
“Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju’ Pse i thashë? ‘Sepse më ke goditur’.
I thashë edhe mua më ka ngel hatri me ju dhe kjo ndienjë është reciproke. E di pse i thashë? Se keni bërë një gabim fatal, i thashë ju duhet të ishit i pari njeri që duhet të më kishit thirrur në zyrë kur nuk dorëzova madnatin. Pse pritët 8 muaj? Duhet të më thoshit bravo qe nuk e le madnatin, por lejuat që për 8 muaj PD e ndonje militant tjeter të më deligjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit?
Por prapë gjithësecili ka të drejtën e tij të shprehe fjalën e lirë, koha do jetë ajo që do i ndëshkojë ata që abuzojnë e shpifin gjatë gjithë kohës, ajo që do i tregojë të gjitha”.
Më herët në fjalën e tij kryeministri Rama i ishte drejtuar Hajdarit me këto fjalë:
“Dëgjoj Rudina Hajdarin dhe harron ajo veten e vet, ishte vajza e Heroit të Demokracisë, e ngritur në piedestal sa kohë që mendoi si urdheronte partia, kur mendoi sic mendon vetë e pa vetë se ca i bënë, liri është kjo? Që te thone u shite, more leke, leje ndërtimi, që u korruptove, këto janë akuza, kush merr përsipër të shkruajë duhet të japë fakte ose të përballet dhe të paguajë ndëshkimin e ligjit”.
Rudina Hajdari: Investimet nga Kina dhe Turqia do dëmtojnë rëndë vendin, SHBA po ngrenë alarmin, ne nuk duhet…
Deputetja e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari, teksa foli në seance plenare ngriti shqetësimin, duke uruar që investimet strategjike qe propogandon qeveria të mos jenë nga Kina dhe nga Turqia. Sipas saj, investime te tilla do të dëmtonin rëndë vendin tonë, nderkohë që për to, sic ka theksuar ajo, ka ngritur alarmin edhe SHBA dhe partnerët tanë perëndimorë.

“Qeveria e përdor Kuvendin për të miratuar ligjet me shpejtësi marramendëse dhe nuk kuptohet se ne kalojmë ligje pafund, kjo qeveri mundohet të shmangë vëmendjen duke përdorur fjalime që nuk kanë interes për shqiptarët. Investimet strategjike qe po flisni sot, uroj të mos jenë nga vende si Kina dhe Turqia, që do të dëmtojnë shumë vendin tonë’- tha ajo.
Sipas Hajdarit, “Këto janë investime që vijnë direkt të miratuara nga qeveria e Kinës, duhet të jeni më serioze dhe të kontrolloni këto që janë të kontrolluar nga SHBA që po ngrenë alarmin për këtë investime, nuk duhet ti kthejmë kurrizin vendeve perëndimore. Nuk ka besim asnjë investim perëndimor të hedhë lekë pa sistem gjyqësor të besueshëm”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



