E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet hapur për refuzmin e Kosovës: I pakuptueshëm, plagët e së shkuarës nuk shërohen me helm e acid…
Publik News

Rama flet hapur për refuzmin e Kosovës: I pakuptueshëm, plagët e së shkuarës nuk shërohen me helm e acid…

Kryeministri Edi Rama nga takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor, ne prani te Presidentit te Serbise, Vuçic, atij te Malit te Zi dhe kryeministrit maqedonas, i ka dhene pergjigje refuzimit te fteses nga ana e Kosoves per te qene pjese ne kete samit te Minishengenit. rama minishengeni

“takimi eshte i hapur, gjithëpërfshirëse, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush”- ka thene Rama ne nisje te fjales se tij, duke deklaruar hapur se refuzimi i fteses nga ana e Kosoves eshte per te i pakurtueshem.

“I kemi ftuar edhe në Tiranë sic ishin edhe në takimet e mëparshme të gjithë, me lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm, dhe përvec se është i pakuptueshëm është i dëmshëm për vetë Kosovën”- tha ai.

Sipas Rames, takimi synon ndertimin e urave te bashkepunimit mes te shkuares dhe te ardhmes.

“Ne jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes një të shkuareje që na ndan dhe të ardhmes që na bashkon dhe bindja ime e thellë është se i gjithë procesi është në koherencë të plotë me angazhimin e cdo vendi për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe për të krijuar në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE’ liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid por me ilaçe dhe ilaçet nuk jemi të ftuar ti shpikim por të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme dhe si dialogu, bashkëbisedimi, diskutimi i hapur, dakordësia për te mos rënë dakord me gjithçka por për të punuara bashkë për ate që biem dakord i kanë cuar popujt para dhe u kanë krijuar gjeneratave kushte shumë më të mira”- tha Rama, duke shtuar se nuk ka ndodhur qe vetëpërjashtimi, mbyllja e izolimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.