E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ingrit Gjoni flet për jetën private dhe tregon sherrin me Çiljetën
Publik News

Ingrit Gjoni flet për jetën private dhe tregon sherrin me Çiljetën

Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj. Mirëpo a ka qenë marrëdhënia mes Gjonit dhe Xhilagës gjithmonë “Puçi, puçi”?

Ingriti në “E Diell” solli në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në New York në vitin 2010.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfen Gjoni.

-640-0-5dffb62375473

“Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

E pyetur gjatë intervistës nëse ka plan të bëjë një fëmijë të dytë, Ingriti u shpreh se nuk është ende gati pasi fëmija është përgjegjësi.

“Kur ke fëmijë, e heq këtë fustanin me xixa që e ke veshur gjithë qejf, edhe i futesh punës për të bërë makaronat. Është përgjegjësi shumë e madhe fëmija”, u shpreh Ingriti.
“A ke dikë me të cilin po punon për të bërë fëmijën e dytë?”, e pyeti Ervin Kurti.

-640-0-5dffb5f7d57bf

“Punëtorë ka gjithmonë, por nuk e kemi vendosur, nuk jemi gati”, u përgjigj Ingriti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.