E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pra Jennifer Aniston dhe Brad Pitt po flirtojnë me njëri-tjetrin!
Publik News

Pra Jennifer Aniston dhe Brad Pitt po flirtojnë me njëri-tjetrin!

Brad mori pjesë së fundi në festën e Krishtlindjes së Jennifer Aniston dhe u tha se ishte i fundit që u largua.

Dhe tani, një burim i “US Weekly” thotë se ata po flirtojnë me njëri-tjetrin.

“Brad dhe Jen kanë një lidhje të mrekullueshme që mund të duket ndonjëherë flirtuese”, tha burimi.

“Ata kuptojnë sensin e humorit të njëri-tjetrit dhe kanë një energji të madhe kur janë së bashku, por insistojnë se gjërat janë thjesht platonike dhe asgjë më shumë se kaq”.

“U desh kohë që Jen të shërohej dhe Brad të ndalonte së ndjeri keqardhje për mënyrën sesi e la në 2005-n”, vazhdoi burimi.

“Kjo është diçka që ka dashur kohë dhe ata janë të vetëdijshëm për histerinë rreth marrëdhënies së tyre mes fansave”.

Një burim thotë për US Weekly se ai e ka marrë gjithë përgjigjësinë përsipër, është përpjekur të bëjë ndryshime. Ai nuk e kuptoi masën e lëndimit që i shkaktoi Jen-it në atë kohë. Ishte aq i përfshirë te Angelina Jolie, dhe nuk mund të shihte jashtë këtij tuneli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.