E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi tha se do të publikojë prapaskenat e festivalit, Alketa bën postimin thumbues!
Publik News

Pasi tha se do të publikojë prapaskenat e festivalit, Alketa bën postimin thumbues!

Pas shumë polemikave që pati për fituesen por edhe për organizimin, duke përmendur edhe problemet teknike që patën disa prej këngëtarëve, moderatorja ka vendosur të tregojë atë që ka ndodhur pas skene.

“Së shpejti në Kanalin Tim në YouTube Alketa Vejsiu Official #DocuFest gjithçka ka ndodhur në paskuintat e këtij Festivali!”, shkruante ajo dje.

Më pas moderatorja ka bërë një tjetër status të cilin nuk e dimë nëse e ka me ndonjë person në veçanti.

Ajo ka publikuar një shprehje të Piero Angela-s, ku thuhet: “Lënda e parë më e rëndësishme është truri”.

Vetë moderatorja doli e pakënaqur nga rezultati i festivalit dhe votimi i jurisë, pasi një ditë pas finales shprehu publikisht se do të dëshironte ta fitonte Elvana Gjata.

Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Thoma Gëllçi tha se vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutueshëm.

“Siç është  në traditën e RTSH-së, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do të jetë e hapur për shtypin dhe publikun. Debatet janë të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm”, është shprehur ai duke mbyllur do debat për rishikimin e votimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.