Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar, përplasje mes policisë dhe një bande grabitësish
Mediat greke raportojne se ngjarja ka ndodhur ne Agio Nikola, ne Filat te Igumenices. Ne kete zone policia greke ka rene ne gjurme te nje grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.
Teksa u vu ne ndjekje te tyre, mesohet se ka pasur edhe shkembim zjarri. Tre prej personave po kalonin në tokën shqiptare në një zonë pyjore.
Ne pranga jane vene dy shtetas shqiptare, 16 dhe 46 vjeçar. Sipas medias greke, ky i fundit ka rezistuar dhe ka lene te plagosur nje efektiv policie.
Nga hetimet thuhet se shqiptaret prej disa muajsh kalonin kufirin duke vjedhur bagëtitë natën në Filat dhe mishin e merrnin me mushka dhe e sillnin ne Shqiperi per ta shitur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



