E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat
Lajme

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat

Gjatë ditës së djeshme, temperaturat më të ulëta janë shënuar -7ºC në zonat malore, ndërsa ato më të larta nuk i kanë kaluar 13 gradët në zonat bregdetare.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti do të vijojë të jetë i tillë edhe në ditët e para të këtij viti që sapo hyri.

Parashikimi sipas SHMU:

Ditët me diell do të vijojnë dhe po kështu dita e parë e vitit te ri do të jetë me mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e sotme. Për shkak të temperaturave negative duhet patur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore. Temperaturat pritet të ndihen të ulëta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.

Për datën 02.01.2019 moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale duke prekur në zonat malore vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulëta dhe 0ºC në ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.