Policia prangos dy vëllezërit nga Lezha

Dy vellezer jane vene ne pranga ne Lezhe. Policia njofton se ka goditur një tjetër rast te veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla gati për shitje, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
“Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia.
Dy vellezerit ishin vene nen mbikeqyrje mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.
NJOFTIMI
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy vëllezër shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.
Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



