U plagos në zyrë më 31 dhjetor, flet për herë të parë kreu i Bashkisë Lushnje
Në një prononcim për ‘News24’ Tushe pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke bërë që ai të rifillojë punën normalisht.
“Kam rifilluar normalisht punën Jam rikthyer në punë, ndodhem në zyrë. Jam në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Tushe.
Mëngjesin e 31 dhjetorit, rreth orës 8:00 në zyrën e Tushës, në një shpërthim granate mbeti i plagosur lehtë kryebashkaiku dhe më rëndë sekretarja e tij Erisa Qalliu. Si autor i ngjarjes është shpallur në kërkim ish-shoferi i Tushes, Gëzim Saraçi.
Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Po ashtu raportohet se Saraçi ishte shndërruar në një njeri problematik me pijen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



