Çfarë guximi! Diellza Kolgeci del me bikini në mes të dëborës
Teksa të gjithë mundohemi të vishemi sa më trashë dhe të rrimë sa më ngrohtë, ish-missi, Diellza Kolgeci, ka bërë të kundërtën.
Ajo ka “sfiduar” temperaturat me minus, duke dalë me bikini në mes të dëborës.
Vetë Diellza i ka ndarë fotot në llogarinë e saj në Snapchat.
![]()
Përveç faktit që ka pozuar me bikini dhe madje është ulur në dëborë, na bën përshtypje trupi shumë i tonifikuar i Diellzës, e cila në prill të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



