Paloka: ‘Gjushi dhe Bushi ‘bëjnë letrat’ me Ramën, policia arreston ish-kryetarë komunash në Tiranë’
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në një shënim në fcb, lidhur me arrestimet e fundit nga Policia të ish-zyrtarëve në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, lidhur me ndërtimet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ku midis këtyre zyrtarëve janë edhe ish drejtues komunash të zgjedhur nga Partia Demokratike.
Paloka shkruan se ndërsa në Thumanë dhe Durrës vdiqën dhjetra njerëz dhe ndërkohë Gjushi dhe Bushi po bëjnë letrat me Ramën, arrestohen ish-kryetarë komunash në Tiranë.
‘Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.
Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.
Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.’-ironizon Paloka

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



