E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët. Nxjerr fotot dhe emrat, ja pse akuzohen
Publik News

Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët. Nxjerr fotot dhe emrat, ja pse akuzohen

BBC raporton se Policia e Cleveland tha se në kërkim janë shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, pas hetimeve të para që janë bëre për vrasjen e Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç.

 

Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Ky i fundit është qëlluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte shërbyer si snajperis në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i policise beri me dije se personat e kerkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Bashke me njoftim per shpalljen e tyre ne kerkim, policia ka bere edhe pershkrim te detajuar te dy shqiptareve.

“I bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta persona të kërkuar, te kontaktojne menjehere me policine. Nëse dikush i sheh këta,  u kërkohet të mos i afrohen atyre”- thone burimet e policise.

hussain

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.