E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Harry mban fjalimin e parë pas largimit nga familja mbretërore dhe tregon i pikëlluar arsyen
Publik News

Harry mban fjalimin e parë pas largimit nga familja mbretërore dhe tregon i pikëlluar arsyen

Harry tregoi se i ka mbetur një brengë e madhe, pasi ai ka shpresuar që edhe pas heqjes së statusit mbretëror, të vazhdonte t’i shërbente mbretëreshës, por kjo gjë sipas rregullave nuk është e mundur.

“Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,” tha ai i mërzitur.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe është një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jam rritur duke ndjerë mbështetje nga të gjithë ju, dhe kam parë sesi e keni mirëpritur krahëhapur, Meghanin”, tha ndër të tjera Harry, ndërsa tume shpërthyen në brohoritma.

Më pas ai shtoi se një ndër arsyet e largimit ka qenë Meghan, e cila nuk po përshtatej dot me situatën e krijuar në media dhe sfidat që asaj i janë dashur të kalojë kanë qenë të shumta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.