Artur Metanin në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Maxhoranca dhe opozita e re ka votuar me 98 vota pro, Artur Metanin në postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit dhe maxhoranca aktuale në bashkëpunim me deputetët e opozitës së re i ka besuar postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Artur Metani është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglanina Gjermani.
Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt Interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi. Votat Artur Meani 98 vota pro Nuk votuan 9 deputetë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



