E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin
Publik News

Banorët kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga termeti në Tiranë, nuk kanë marrë bonusin

Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet shtetërore, ndaj dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kthehen dhe të jetojnë çdo ditë me rrezikun se pallatet e tyre do të shemben.  Ata shprehen se nga bashkia nuk e kanë marrë as bonusin e qirasë.

“As 5 lekë nuk kam marrë”

Por edhe ato familje që kanë mundur të regjistrohen për të marrë bonus deklarojnë se nuk e kanë marrë pagesën për muaj janar dhe ngrenë shqetësimin se nuk kanë para për të paguar shtëpitë ku janë zhvendosur për të jetuar me qira.

“Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më”

“Çfarë do bëj unë me 180 mije lekë”

Ndërsa për disa nga banorët bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm pasi qiratë e shtëpive në kryeqytet janë shumë të larta dhe për të papërballueshme.

“Zotëria do lekët, bonusin këta nuk e japin”

Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të çara si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, banorët shprehen se presin një zgjidhje nga ana e Bashkisë  Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.