Anna Lika u zgjua me buzët e enjtura në mëngjes, por a ka arsye për t’u shqetësuar?
“S’e kuptoj përse kur zgjohem i kam buzët kaq të fryra”, shkruan ajo bashkëngjitur një emoji.
![]()
Përmes një kërkimi online ne zbuluam se pavarësisht se për raste të tilla duhet të konsultohesh me një mjek, enjtja e buzëve ndodh për shkak të alergjive ose dhe në rastet kur është injektuar mbushës në to.
Në varësi të mbushësit të injektuar, fryrja në mëngjes mund të zgjatë deri në 2-3 javë pas ndërhyrjes estetike dhe kjo është normale.
Fryrja ose enjtja varet nga sasia e mbushësit të vendosur, sa më i madh të jetë, aq më shumë kohë kërkon që materiali i mbushësit të zbutet.
Por nëse enjtja vijon gjatë ditës, ose zgjat më shumë se periudha 2-3 javore, atehërë duhet të konsultohesh me një dermatolog.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



